Konjufca priti në takim ambasadorin amerikan, Kosnett

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Konsnett uroi Konjufcën për detyrat e reja si u.d. President dhe Kryetar i Kuvendit, duke i dëshiruar sukses dhe duke konfirmuar përkushtimin e tij dhe të ShBA-së për të bashkëpunuar me institucionet e Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, Konjufca ka falënderuar ambasadorin Kosnett dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe partneritetin e vazhdueshëm me Republikën e Kosovës. Ai vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit dhe thellimit edhe të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet të të dy shteteve, duke konfirmuar përkushtimin e tij për një gjë të tillë.

Konjufca po ashtu ka potencuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konstituimit sa më të shpejtë të të të gjitha institucioneve, si parakusht për zhvillim të proceseve me rëndësi për vendin.

Ndërkaq, Konsett ritheksoi rëndësinë e zgjedhjes së Presidentit të vendit, duke përmbyllur kështu konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai theksoi nevojën për rol konstruktiv të të gjitha forcave politike në vend përgjatë këtij procesi, duke pasur parasysh interesin shtetëror para atij politik e partiak. /KlanKosova/

Read Previous

Të martën fillon vaksinimi kundër Covid-19, bëhen përgatitjet në sallën “1 Tetori”

Read Next

Reduktoni lehtësisht strijat duke ndjekur këto këshilla