Konjufca priti në takim anëtarët e Bordit të KPMM-së, u ofron mbështetje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, të prirë nga kryesuesja Selvete Grajqevci – Pllana.

Anëtarët e Bordit të KPMM-së e njoftuan kryetarin e Kuvendit për aktivitetet aktuale, sfidat me të cilat po përballet sektori minerar në Kosovë, si dhe planet për të ardhmen, thuhet në një komunikatë për media.

Bëhet e ditur se kryeparlamentari Konjufca ka premtuar mbështetje për angazhimet e këtij bordi në funksion të mbrojtjes së resurseve minerare të vendit dhe parandalimit të degradimit mjedisor.

Read Previous

Sot fillon testimi me shkrim për mbi 11 mijë kandidatët për zyrtarë policorë

Read Next

Një grua shqiptare vdes në një aksident në Itali