Konjufca: S’është e mundshme ta bëjmë të vetëm qeverinë

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë të pamundshme të qeverisë pa formuar një koalicion. Ai ka thënë se VV-ja nuk ka arritur qëllimin që të qeverisë e vetme dhe se tash i duhet të modifikojë rrugën për të arritur pushtetin.

“Vetëvendosja e ka pas pozicionin transparent gjatë zgjedhjeve. Kemi thënë se qëllimi im ka qenë me vazhdu një qeverisje siç e kemi, mundësisht pa partitë tjera opozitare e pastaj e merr rezultatin e zgjedhjeve edhe e sheh që nuk e ke mbërri atë qëllim. Kjo është demokracia. E ke pas një qëllim dhe nuk ke mbërritur atë. E pastaj e modifikon rrugës. S’është mëkat kjo demokraci. E vendos një qëllim – nuk e kemi arritur. S’i kemi arritur qëllimet dhe tash jemi në skenarin B. Është rasti më normal i mundshëm”, ka thënë ai pas mbledhjes me subjektet politike. “Kemi thënë qëllimi është ta bëjmë të vetëm qeverinë. A është e mundshme kjo? Mua nuk po më duket e mundshme”./Koha.net

Read Previous

Konjufca: Gjithçka gati për seancën konstituive, caktohen ulëset e partive

Read Next

Kallas: Viti 2030, objektiv realist për anëtarësimin e Shqipërisë në BE