Kontratë për katër vite, Strakosha pranon ofertën e klubit anglez

Portieri shqiptar Thomas Strakosha pritet që të largohet nga Lazio dhe karrierën ta vazhdojë në Angli.

Ai raportohet se ka arritur marrëveshje me Fulhamin, klub i cili nga sezoni i ardhshëm do jetë sërish pjesë e Premier Ligës angleze.

Sipas Gianluca Di Marzios, Strakosha me klubin anglez ka arritur marrëveshje për një kontratë 4-vjeçare.

Mes palëve thuhet se tani mungojnë vetëm edhe detajet e fundit dhe shumë shpejt mund të vijë zyrtarizimi.

27-vjeçari te Fulhami do të kalojë si lojtar i lirë.

Strakosha i thotë lamtumirë Lazios pas 207 paraqitjeve me ekipin e parë, me të cilin fitoi dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

Read Previous

“American Councils” i bën bashkë Kurtin dhe Escobarin në Washington

Read Next

“Blick”: Kurti do të takohet me zëvendëspresidentin e Zvicrës