Kontratenori i vetëm shqiptar Safet Berisha dhe soprano Kaltrina Miftari, bashkë në jetë dhe në art

Të ftuar në emisionin ARTE ishin Kaltrina Miftari, soprano dhe kontratenori i vetëm shqiptar, Safet Berisha dhe ndër të rrallët në botë.

I pyetur se cila është arsyeja që e shtyu Safetin të studionte solo këndim ai tha: “Arsyeja fillestare ishte dashuria e madhe ndaj muzikës, mendoja që do isha një këngëtar i njohur pop-i por me studimin e muzikës klasike sikur e kuptova që jam i krijuar për të…” Poashtu Safeti shtoi që tek Kaltrina ka gjetur gjysmën e tij në jetë dhe në art, pasi e plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrën më të bukur.

Kaltrina e re në moshë por me një bagazh të madh profesional, ajo ka interpretuar ndër veprat më të njohura të artistëve si: Henry Purcell e që aktualisht janë të fokusuar tek arti barokien anglez dhe së shpejti çifti thanë se do të sjellin një koncert operistik të këtij karakteri.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

Read Previous

Të ngrohtë apo të ftohtë?

Read Next

Klopp: Goli na mbanë në jetë, por vetë ia dhuruam Real Madridit fitoren