Koreja Jugore nis hetimet, dy persona vdiqën pasi e morën vaksinën e AstraZeneca-s

A medical syringe and a vial in front of the AstraZeneca British biopharmaceutical company logo are seen in this creative photo taken on 18 November 2020. Pfizer and Biontech announced its conclude phase 3 study of COVID-19 vaccine candidate with 95% primary efficacy analysis, as media reported on 18 November 2020. (Photo by STR/NurPhoto via Getty Images)

Autoritetet e Koresë Jugore thanë të mërkurën se janë duke e hetuar vdekjen e dy personave, të cilët kishin edhe problema tjera shëndetësore, por që vdiqën disa ditë pasi e morën vaksinën e kompanisë AstraZeneca kundër Covid-19.

Një pacient 63 vjeç, banor i një shtëpie të kujdesit që vuante nga sëmundja cerebrovaskulare, pati simptoma si temperatura e lartë pasi e mori vaksinën para katër ditëve, tha drejtoresha e Agjencisë Koreane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Jeong Eun-kyeong.

Burri u dërgua në një spital tjetër të martën, por vdiq pasi shfaqi simptoma të helmimit të gjakut dhe pneumonisë, raportuan mediet lokale.

Një pacient tjetër në të pesëdhjetat, i cili vuante nga çrregullimet në zemër dhe diabeti, vdiq të mërkurën pasi pësoi disa sulme në zemër. Ai e mori vaksinën një ditë para se të vdiste, shkruan Reuters.

Autoritetet thanë se janë duke e hetuar shkaktarin e vdekjeve, por nuk konfirmuan ndonjë lidhje me vaksinën. Agjencia për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se do të japë dëmshpërblim prej mbi 383.000 dollarëve për vdekjet e shkaktuara nga vaksina për Covid-19.

Një zëdhënëse e kompanisë AstraZeneca tha se nuk ka ndonjë koment për këto raste.

Agjencia tha se nga personat që e kanë marrë vaksinën, 207 kanë pasur efekte negative, përfshirë tri raste të reaksionit të ashpër alergjik, të njohur si anafilaksi./Ekonomiaonline

Read Previous

Kurti ua kthen letrat Erdoganit dhe Netanyahut: Sapo të formohet Qeveria, do të thellojmë bashkëpunimet mes vendeve tona

Read Next

Çifti Mulliqi, që kontribuoi në shumë dimensione për shoqërinë