Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët për krijimin e një partneriteti dypalësh për klimën dhe tranzicionin energjetik.
Kjo marrëveshje u nënshkrua mes ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu si dhe ministres gjermane e Shtetit, Anne Luhrmann.
Sipas njoftimit të ministrisë kjo marrëveshje ka për qëllim të thellojë bashkëpunimin mes dy shteteve për çështjet e mjedisit dhe energjisë, dhe fokusohet në:
– Planifikimin e Politikave Net Zero dhe Zbatimin e Ligjit të Kosovës për Ndryshime Klimatike;
– Tranzicionin e shpejtë dhe të drejtë të energjisë;
– Pjesëmarrjen e Kosovës në proceset ndërkombëtare klimatike si UNFCCC dhe COP;
– Ngritjen ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike Deklarata është nënshkruar në Berlin gjatë Konferencës Dialogu i Tranzicionit të Energjisë në Berlin 2024 (BETD).
Në deklaratë janë të parapara objektivat, çështjet që mbulon partneriteti, krijimi i dialogut dhe format e bashkëpunimit, zbatimi dhe drejtimi i partneritetit, burimet dhe dispozitat përfundimtare të deklaratës./kosovapress/