Sot është hedhur shorti për kualifikime në Kampionatin Botëror të hendbollit për femra 2023, ku Kosova ka mësuar kundërshtarin e radhës.
“Dardanet” do të përballen me favoritin, Poloninë, ku në rast fitoreje do të bënte historinë duke u kualifikuar në këtë Botëror.
Ndeshjet mes dy kombëtareve do të zhvillohen në muajin prill të vitit të ardhshëm, respektivisht në vitin 2023. /KosovaPress/