Kosova do të marr pjesë në European Athletics U18 Championships që do të zhvillohet në Izrael.
Në Kampionatin Evropian të Atletikës për grupmoshën U18 që do të mbahet nga 4 deri më 7 korrik, Kosova përfaqësohet me atletët Enis Bytyçi në disiplinën 400 metra dhe Ejona Shala në disiplinën 1500 metra.
Nën udhëheqjen e trajnerit Adrian Mazreku, atletët kosovarë do të garojnë më 4 korrik.
Bytyqi pritet të nis garën nga ora 09:29, kurse Eljona Shala nga ora 7:45.