Kosova në Kongresin Botëror të Sigurisë së Kufirit në Madrid

Kosova ka marrë pjesë në Kongresin Botëror të Sigurisë së Kufirit në Madrid!, ku është përfaqësuar nga delegacioni i përbërë nga përfaqësues të MPB, QKMK, Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës përfaqësuan denjësisht Republikën e Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme globale.

Përveç diskutimeve dhe takimeve me partnerë ndërkombëtarë, u prezantua edhe modeli i shkëlqyeshëm i Njësisë së Informacionit të Pasagjerëve – një mekanizëm kyç në luftën kundër terrorizmit dhe krimeve të tjera që rrezikojnë sigurinë globale, njofton dogana e Kosovës.

Përfaqësuesi i Doganës së Kosovës, i deleguar në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, prezantoi sistemin e avancuar të Njësisë së Informacionit të Pasagjerëve. Ky sistem, i cili funksionon si pjesë integrale e menaxhimit kufitar në Kosovë, ka një rol kyç në identifikimin dhe parandalimin e kërcënimeve që lidhen me terrorizmin dhe krimin e organizuar.

Prezantimi i tij në këtë event global u mirëprit nga pjesëmarrësit dhe u vlerësua si një model efektiv për sigurinë kufitare./rtk/

Read Previous

Carney: Ka marrë fund lidhja e vjetër me SHBA-në

Read Next

Komisionerja për Zgjerimin e BE: Shqipëria do të mbyllë negociatat deri në 2027