Kosova në vend të parë me më shumë raste të reja dhe viktima nga COVID-19 dhe të fundit për vaksinim

Statistikat e nxjerra nga Universiteti John Hopkins tregojnë se Kosova ka dështuar në menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin e popullsisë.

Grafikat e publikuara nga ky Universitet që paraqesin numrin e rasteve të konfirmuara me COVID-19 për periudhën 03 gusht-28 gusht, tregojnë se Kosova radhitet e para me më së shumti raste të reja me COVID-19, me mbi 12 mijë të infektuar.

Kosova ka lënë pas Britaninë me 6 mijë raste dhe Francën me 4 mijë.

Edhe për numrin e viktimave të regjistruara gjatë kësaj kohe Kosova është regjistruar e para me mbi 70 viktima, duke lënë pas Spanjën, Francën, Anglinë e Italinë.

Mirëpo, Kosova radhitet poshtë kur flitet për vaksinimin e popullsisë.

Serbia prinë me mbi 5 milionë të vaksinuar, ndërsa Kosova ende nuk ka vaksinuar 1 milion të popullsisë.

Afrim Haliti, i cili ka kryer studimet për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Londër ka thënë se këto shifra tregojnë një realitet të hidhur me keqmenaxhimin e pandemisë në Kosovë nga Qeveria Kurti.

Ai ka thënë se që të tri grafikat prezantojnë një realitet të pandryshueshëm dhe një dështim total të qeverisë Kurti dhe ministrit të shëndetësisë Arben Vitia për të menaxhuar me këtë situatë.

Shkrimi i tij i plotë:

Përkundër shifrave kokëforta dhe statistikave që tregojnë realitetin e hidhur me keqmenaxhimin e pandemisë në Kosovë nga ana e qeverisë Kurti, fatkeqësisht në mesin e popullatës sonë ka ende skeptikë të cilët me çdo kusht kërkojnë fakte alternative duke rënë pre e asaj që në psikologji quhet paragjykim konfirmues.

Grafikat e mëposhtme janë të përpiluara përmes matjeve rigoroze statistikore nga John Hopkins University dhe të cilat janë lehtë të arritshme nga secili që ka interes në to.

Grafika e parë prezanton numrin e rasteve të konfirmuara me covid-19 për 1 milion banorë (për ata që e kuptojnë dhe kanë njohuri bazike në matjet statistikore kjo është matje e domosdoshme në fushën e statistikave për qëllime krahasimore) në periudhën 3 Gusht 2021 – 28 Gusht 2021.

Grafika e dyte prezanton numrin e vdekjeve nga covid-19 për 1 milion banorë për periudhën e njejtë pra 3 Gusht 2021 – 28 Gusht 2021.

Dhe grafika e tretë prezanton numrin e dozave të administruara të vaksines, dhe periudha e prezantuar për hir të korrektësisë është në fakt periudha që mbulon kohen që nga dita e parë e qeverisë Kurti, pra nga 22 Marsi 2021 deri me 26 Gusht 2021.

Që të tri grafikat prezantojnë një realitet të pandryshueshëm dhe një dështim total të qeverisë Kurti dhe ministrit të shëndetësisë Arben Vitia për të menaxhuar me këtë situatë./Gazetaexpress

Read Previous

Tollovi në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

Read Next

Kurti tregon se ka nisur amandamentimi i Ligjit për personat e zhdukur