Kosova ngjitet për dy pozita në renditjen e FIFA-s

Pas promovimit nga Liga C në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kombëtarja e Kosovës është ngjitur për dy pozita më lartë në renditjen e re të publikuar nga FIFA.

Dardanët tashmë pozicionohen në vendin e 97, teksa Shqipëria zbret një vend duke u renditur në të 66-in pas humbjes nga Anglia dhe fitores kundër Andorrës.

Argjentina pozicionohet në vendin e parë dhe ndiqet nga Spanja, Franca, Anglia, Brazili, Holanda, Portugalia, Belgjika, Italia dhe Gjermania./KosovaPress

Read Previous

Qeveria ia ndan shqiptaro-amerikanëve 75 mijë euro për promovim të vendit

Read Next

Hapet aplikimi për subvencione për fermerët