Kombëtarja e Kosovës ka treguar një paraqitje brilante kundër Lituanisë, të mërkurën mbrëma, në miqësoren që u luajt në ‘Fadil Vokrri’, duke triumfuar me rezultat 4-0.
Ishte një super paraqitje nga ‘Dardanët’, të cilët fillimisht kaluan në epërsi në minutën e 27-të përmes Arbër Zenelit, ndërsa Vedat Muriqi dyfishoi pas një super krosimi në zonë nga Milot Rashica në minutën e 63-të.