Kosova sot mban stërvitjen e parë para ndeshjes me Islandën

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot pasdite do të mbajë stërvitjen e parë para duelit me Islandën.

Dardanët dhe islandezët do të përballen në ‘play-off-in’ e Ligës së Kombeve.

Dueli i parë mes Kosovës  dhe Islandës, do të luhet të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, derisa tri ditë më vonë do të zhvillohet ndeshja kthyese në Murcia të Spanjës.

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, kombëtarja jonë sot në orën 17:30, do të mbajë seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, derisa paraprakisht përzgjedhësi Franco Foda në orën 12:00, do të mbajë konferencë për media. /RTKLive

Read Previous

Sa gjoba u shqiptuan në trafik në 24 orët e fundit?

Read Next

Shtegu i Ngjyrave, një perlë natyrore në Parkun “Korab-Koritnik”