Kosova U22 mbyll ndeshjen e parë kualifikuese të Evropianit

Kombëtarja e Kosovës U22, femrat, ka mbyllur ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë, i cili po zhvillohet pikërisht në Çeki.

Vashat “Dardane” patën punë të vështirë ndaj nikoqirit të garës, Çekisë, e cila ishte jashtëzakonisht e motivuar për lojë, marrë parasysh edhe faktin se po luante në terren të vetë.

Kosova pësoi disfatë me rezultat 3-0 (25-9, 25-20, 25-12), duke treguar paraqitje dinjitoze në setin e dytë, të cilin e humbi me pesë pikë diferencë.

Vashat tona do të kenë kohë të lënë prapa këtë disfatë, pasi, sot, e shtunë, me fillim nga ora 16:00 i pret testi tjetër shumë i vështirë kundër Turqisë./Botasot/

Read Previous

Temperaturat e larta, ‘koronavirusi i ri’ për të moshuarit në Europë

Read Next

15 rreziqet më të mëdha nga inteligjenca artificiale