Kosovari zgjedhet deputet në Parlamentin e Kantonit të Bernës

Kosovari Korab Rashiti, është zgjedhur deputet i Parlamentit të Kantonit të Bernës.

Ai arriti ta zë këtë pozitë pasi vendit e liruan dy kandidatë të cilët kishin arritur t’i siguronin votat.

Rashiti tha se është shumë entuziast ta përfaqësojë partinë e tij (Unioni Demokratik i Qendrës).

Kosovari theksoi se deri më tani nuk ka pasur ndonjë deputet frëngjisht folës në Kuvendin e Bernës.

/KlanKosova/

Read Previous

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen me dozën përforcuese antiCOVID-19

Read Next

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit