KQZ cakton shtetet ku mund të votojë diaspora – 35 ambasada me gjithsej 47 vendvotime

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se votimi jashtë vendit për mërgimtarët do të bëhet në 22 shtete, respektivisht në ambientet e 35 ambasadave-konsullatave me gjithsej 47 vendvotime.

Në mbledhjen e KQZ-së u tha se numri i votuesve jashtë vendit do të jetë rreth 47 mijë votues.

“Do të organizohet në 22 shtete votimi jashtë vendit 35 qendra votimi 47 vend votime. Është përcaktuar edhe numri i votuesve të cilët do të jenë brenda një vendvotimi…”, ka thënë ai./telegrafi/

Read Previous

Mjekoligjorët e Kosovës dhe të EULEX-it vizitojnë një lokacion në Novi-Pazar

Read Next

Koreja e Veriut dërgoi 13,000 kontejnerë që besohet se mbanin armë në Rusi