KQZ: Dje janë rinumëruar 13 nga 50 vendvotime

Procesit të rinumërimit të votave i janë nënshtruar të hënën 13 nga 50 vendvotime të cilat i takojnë komunës së Vushtrrisë, tha zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Sipas të dhënave, deri në përfundim të ditës së hënë janë rinumëruar 13 vendvotime nga 50 sa është numri i përgjithshëm i tyre për të cilat ka marrë vendim KQZ. Vendvotimet e rinumëruara deri më tani i takojnë komunës së Vushtrrisë.”

Ai shtoi se gjatë ditës së sotme do të vazhdojë rinumërimi.

“Gjatë ditës së martë do të procedohet me rinumërimin edhe të vendvotimeve të tjera.”

Në mbledhjen e mbajtur dje, KQZ miratoi dy rekomandime të prezantuara nga anëtari i PDK’së aty, Arianit Elshani. Rekomandimi i parë ishte për rinumërimin e 15 vendvotimeve për shkak se ka mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit.

Ndërsa rekomandimi i dytë ishte për rinumërimin e votave në 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje të rezultateve të kandidatëve të LDK-së në komunën e Vushtrrisë./21Media

Read Previous

Ukraina e gatshme të bëjë gjithçka për të arritur paqen

Read Next

Rama: Shqipëria pikë referimi, së shpejti vend anëtar i BE-së