KQZ: Është tejkaluar problemi, të dhënat po shfaqen pa pengesë në platformën e rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt. 

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve. 

“Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike. Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahashuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, ka theksuar Elezi./Koha.net

Read Previous

Çfarë shkruajnë sot mediat gjermane për procesin zgjedhor në Kosovë

Read Next

​Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, këto janë rezultatet e partive në Gjakovë