KQZ-së i rekomandohet që t’i certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë

Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike në KQZ i ka rekomanduar kolegjiumit në këtë institucion të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, ashtu siç kanë ardhur nga partitë politike.

Kryeshefi i kësaj zyre, Yll Buleshkaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së tha se zyra nuk ka arritur ta zbatojë tërësisht vendimin e pikës “q” të nenit 29-të të Ligjit për Zgjedhje për shkak hamendësimit të kësaj pike.

“Zyra nuk ka arritur ta zbatojë tërësisht një vendim të pikës ‘q’ të nenit 29-të të ligjit për zgjedhje për shkak të hamendësimit dhe konfuzitetit. Për atë arsye zyra rekomandon të certifikohen të gjithë siç kanë ardhur. Kush ka ankesa, shkalla e parë dhe e dytë të vlerësojë për largimin e kandidatëve”, tha ai./KosovaPress.

Read Previous

Drejtpërdrejtë nga mbledhja e KQZ-së, certifikimi ose jo i kandidatëve për deputetë

Read Next

Në Japoni, gruaja dhe burri nuk flenë së bashku!