Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të 37 Komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.
Në Gjakovë, kryetari aktual dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini do të jetë në balotazh me ish-kryetaren dhe kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Gjini në këto zgjedhje ka fituar gjithsej 18,973 vota ose 45,76%, ndërsa Kusari-Lila renditet e dyta me numrin e votave të siguruara me gjithsej 15,426 vota ose 37,20%. Diferenca mes kandidatëve është 3,547 vota.
Kandidati i PSHDK-së, Ferdinand Kolaj kësaj radhe është renditur i treti 2837 ose 6.84. Ndërsa kandidatin e LDK-së, Teki Shala e kanë votuar gjithsej 2330 qytetarë ose – 5.62%. Në këtë garë e e parafundit sipas KQZ është renditur kandidatja nga PDK Arbënesha Kuqi me1.377 ose 3.32%, ndërsa vetëm 522 vota ose 1.26% ka fituar kandidati nga Nisma Social Demokrate Fazli Hoxha.
Në Komunën e Gjakovës numri i votuesve të regjistruar ka qenë 113 165, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 40,569 qytetarë. Numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimit, si me kusht, VPNV dhe me postë është 1,637 ndërsa pjesëmarrja në votime në Gjakovë është 37,30%
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Nga ky rezultat del që qytetarët e komunës së Gjakovës me 14 nëntor edhe njëherë do të duhet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur njëri nga dy kandidatët që do të jenë në balotazh.