KQZ sot e mban mbledhjen e radhës

Bëhet e ditur se njëra nga pikat e rendit të ditës do të jetë rekomandimi për de-certifikimin e kandidatit të subjektit politik të certifikuar Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 12:00.

Një pikë tjetër e rendit të ditës do të jetë edhe ‘Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për mospërfshirjen e 915 votuesve pas verifikimit me Departamentin e Pensioneve dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës”.

Rendi i plotë i ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr. 70 dhe 71/ 2024
3. Aktivitetet e Zyrës
– Rekomandim për de certifikimin e kandidatit të subjektit politik të certifikuar Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025
3. Këshillat e KQZ
3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore
3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime.
3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për numrin e vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht
3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për mospërfshirjen e 915 votuesve pas verifikimit me Departamentin e Pensioneve dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për vlerësimin e qendrave të votimit në përfaqësi diplomatike që kanë numër të vogël të votuesve të regjistruar.
3.1.5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të verifikimit të votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës.
3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të QV-së 1710 komuna Pejë
4. Të ndryshme. /RTKlive

Read Previous

Juventus, Giuntoli vihet në lëvizje për Zirkzee, nisin kontaktet e para

Read Next

Kryeministri i Grenlandës kërkon pavarësinë nga Danimarka