Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në vazhdimin e seancës së sotme konstituive do të veprojnë njëjtë, duke votuar kundër propozimit të LVV-së për kryetare të Kuvendit.
Derisa ka hyrë në sallën plenare, ai është pyetur nga mediat sesi do të veprojnë, lideri opozitar tha se qëndrimi i tyre vazhdon të jetë i njëjtë.
Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit por e njëjta ka dështuar tri herë të marrë votat e nevojshme.