Duket që reshjet e fundit në komunën tonë nuk kanë bërë vetëm dëme. Lumi Krena i cili gjendet në mes të qytetit të Gjakovës ka përfituar nga reshjet e fundit atmosferike.
Krena ka kohë që nuk është dukur më e pastër dhe kjo si rrjedhojë e qarkullimit të madh të ujit ditëve të fundit, mbeturinat janë larguar paralelisht me rrjedhën e lumit.
Mbetet që qytetarët të tregojnë pjekuri e të kujdesen që një lokacion i rëndësishëm siç është Krena të mbetet vendi i preferuar jo vetëm për qytetarët e komunës sonë por edhe për vizitorët që duan të shijojnë të mirat që ofron ky vend.