Gent Sejko, kreu i Bankës së Shqipërisë, ka theksuar se për herë të parë po rritet interesi i investitorëve të huaj për të investuar në borxhin e Republikës së Shqipërisë
Këtë, teksa ndodhet për të raportuar te Komisioni Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit” .
“Lajm I mirë është se ka interes nga investitorët e huaj për të investuar në borxhin e Republikës së Shqipërisë, pra në bonot e thesarit”, ka thënë ai.
Dhe, sipas tij, kjo është hera e parë që shihet interes nga investitorët e huaj për të investuar në këtë borxh, bono thesari.
“Këta investitorë janë nga banka të nivelit të dytë me vende origjine nga vendet e BE-së. Bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri nga mëmat e tyre kanë kërkesa për të investuar në bono thesari”.
Pra, me euro ata investojnë në lek, ka shtuar Sejko.
“Kjo është një nga faktorët që ka ndikuar në mbiçmimin e mëtejshëm të euros, mes faktorëve të tjerë”. /Albanianpost.com