Kritika të ashpra nga Vlora Çitaku, drejtuar Arben Vitisë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi duke e kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe qeverinë Kurti për ikjen nga përgjegjësia për tu marrë me rritjen alarmante të rasteve me Covid-19.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ministri i Shëndetësisë po ik nga përgjegjësia për të garuar në zgjedhje lokale dhe se Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë.

“Ministri i Shëndetësisë, në vend se të dorëzohet para gjendjes alarmante dhe t’i lë të vetmuar punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët për të garuar në zgjedhje lokale, duhet urgjentisht ta decentralizojë dhe thjeshtëzojë procesin e vaksinimit duke ofruar shërbime edhe në qendrat e mjekësisë familjare, si dhe nëpër qendra mobile”, ka shkruar ajo.

Read Previous

3 vetura të përfshira, 6 persona dërgohen në spital, pas një aksidenti në Drenoc të Klinës

Read Next

Ja disa mënyra për të qenë kreativ kur ndiheni të mërzitur