KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ekipi i kësaj kompanie po angazhohet në pastrimin e ujëmbledhësit.
“Përkundër terenit të vështirë dhe shirave të dendura që po mbretërojnë aktualisht, ekipa i mirëmbajtjes së KRU “Gjakova”, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kontrollimin dhe pastrimin e Veprës Marrëse-Ujëmbledhësit, që mbush Liqenin me ujë nga Bjeshka e Deçanit.
Falë angazhimit të përditshëm të këtyre puntorëve dhe gjithë stafit të KRU “Gjakova”, konsumatorët furnizohen me ujë të sigurtë dhe shërbime cilësore.
Uji është gjëja thelbësore për mbijetesën tonë, çmojeni atë.“