Ekipi punues i kompanisë rajonale të ujësjellësit KRU “Gjakova” ishin në terren për të sanuar dëmet e reshjeve të ditëve të fundit.
Ndalesa e parë ishte fshati Moglicë i Gjakovës në përpjekje për të larguar ujin e grumbulluar.
Dafina Syla- Dina, zëdhënëse e KRU “Gjakova” tha se kjo kompani është duke intervenuar në kanalizimet të cilat janë bllokuar përgjatë kësaj kohe.
“Ky grumbullim i ujërave vjen si pasojë e mbingarkimit të rrjetit të kanalizimeve. Nuk janë ndarë në mënyrë të rregullt reshjet atmosferike nga kanalizimi fekal gjë që nuk duhet të ndodhë dhe kështu rrjeti nuk po e përballon.” Tutje Syla- Dina tha se KRU “Gjakova” është në gatishmëri 24 orë për konsumatorët.
KRU “Gjakova” në ndihmë të konsumatorëve për debllokimin e kanalizimeve (VIDEO)