KRU “Gjakova” zgjidh problemin e ujit për mbi 20 familje të Rekës së Keqe

Më shumë se 20 familje të fshatërave Mejë dhe Jahoc nuk do të kenë më telashe me ujin e pijshëm. E tërë kjo pas investimit të KRU “Gjakova” i cili ka mundësuar që shumë familje të këtyre rajoneve që janë kryesisht ndërtime të reja të përfitojnë nga shtrirja e rrjetit të ri të ujësjellësit.

Sipas zëdhënëses së kësaj kompanie ky është një projekt esencial që kap vlerën e investimit e mbi 15 mijë eurove.

Edhe për banorët një projekt i këtyre përmasave vlerësohet si i mirëseardhur duke ditur që uji është jetik për jetën e secilit.

Vlen të theksohet se moti i mirë ka lehtësuar dukshëm punën e punëtorëve që në një afat të shkurtër kohor do ia dalin të vendosin gypat dhe të furnizojnë.

Read Previous

Po vazhdojnë punimet e vrazhda të ndërrimit të gypave dhe rehabilimit të rrjetit të ngrohtores

Read Next

Të rinjtë shpalosin krijimet e tyre përmes orës letrare të mbajtur në bibliotekën e qytetit