Kryediplomati Schallenberg betohet si kancelar në detyrë i Austrisë

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, të premten u betua në postin e kancelarit në detyrë, duke e pasuar konservatorin Karl Nehammer.

Nehammeri dha dorëheqje fundjavën e kaluar pas dështimit të përpjekjes për të formuar një koalicion qeveritar të qendrës pa të djathtën ekstreme, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Qeveria e tanishme, e udhëhequr nga Partia e Popullit (OVP), ka shërbyer në kapacitetin e qeverisë në detyrë nga zgjedhjet parlamentare të shtatorit, të cilat i ka fituar Partia e Lirisë (FPO) me qëndrime të së djathtës ekstreme.

FPO-ja tashmë është ngarkuar nga presidenti Alexander Van der Bellen me detyrën e formimit të një qeverie dhe pritet t’i fillojë bisedimet për koalicion me OVP-në të premten./Reuters

Read Previous

Një nga katastrofat më të kushtueshme të zjarreve në historinë e SHBA

Read Next

Zbulohet shkaku i COVID-it afatgjatë