Kryeministri kroat takon Lajçakun, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar për një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.

Përmes një njoftimi në platformën “X” ai ka thënë se me të ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjatë Forumit të Dubrovnikut në takim me Miroslav Lajçak. Diskutuam situatën politike në Europën Juglindore dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Plenkoviq. /RTKlive/

Read Previous

Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re

Read Next

Arrihet akordi mes klubeve, Jasir Asani shumë afër kalimit në La Liga