Kryeministri Kurti flet për mbledhjen e sotme të Qeverisë

Pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media.

Me këtë rast, Kurti deklaroi se kanë miratuar 28 vendime në mbledhjen e e sotme.

“Sot miratuam koncept dokumentin për themelimin e Fondit Sovran, të punuar nga grupi punues i mandatuar me këtë detyrë e me këtë rast falënderoj këtë grup punues.Ky është një hap i madh në shndërrimin e ekonomisë në tregun konkurrent e inovativ, për prodhime e shërbime.Sektori publik shërben si shtyllë e rëndësishme e Kosovës.Që ndërmarrjet tona të mos shihet më si barrë për buxhetin e Kosovës, por të jenë krah i fortë për zhvillimin ekonomik.”, tha Kurti.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se sot kanë themeluar Komisionin Administror për memorialin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

“Me qëllim të krijimit të bazës ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e BE-së, kemi miratuar projektligjin, e kemi mekanizmin për punësimin e qytetarëve nga komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianë.Kemi ndarë 50 mijë euro për Luginën e Preshevës, në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë atje.Kemi emëruar bordet e drejtorëve të ndërmarrjeve publike për kompanitë: Ujësjellësi Prishtina dhe Mitrovica si dhe tek Drini i Bardhë.Kemi emëruar zv/drejtorin e shërbimeve në Navigacionin Ajror.”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Kurti është pyetur nëse Qeveria e Kosovës ka një opsion të ri lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e që sipas raportimeve ky opsion është paraqitur edhe para zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Ai ka mohuar një gjë të tillë, derisa tha se kjo çështje është trajtuar shumë herë por nuk ka asgjë të re në të.

“Kosova e ka Asociacionin e Komunave dhe besoni se mua si kryeministër boll po më del ky ekzistuesi. Unë nuk jam në dijeni si kryeministër i Qeverisë së Kosovës për ndonjë plan për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kjo çështje është trajtuar shumë herë dhe nuk besoj se mund t’i shtojë diçka të re. Kushtetutshmëria në Kosovë, nuk toleron asociacione mbi baza etnike. Mund të ketë mbi baza zhvillimore, por jo mbi baza etnike dhe të mos harrojmë që po i pyete qytetarët pa dallim etnie nacionaliteti e religjioni, askush se ka prioritet një asociacion të tillë.Madje as serbët, të gjithë duan , punë e luftim të korrupsionit, e për këtë Qeveria jonë është e të gjithëve, jo vetëm e shqiptarëve e ne mbrojmë të drejtat e të gjithëve. Së shpejti do të kemi Bordin e ri të Sigurimeve Shëndetësore.”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi se nuk ka pranuar ndonjë ftesë të re nga zv/presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell për një takim të mundshëm me palën serbe, saktësisht me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk kam marrë një ftesë nga zv/presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, kur të kem një ftesë të tillë padyshim se do të trajtojë me përkushtimin më të madh dhe padyshim me një qasje pozitive, por nuk ka një të tillë ende.Mund ta ketë meduar Borrell, por në postën e kryeministrisë nuk ka ardhur një aso ftese.”, tha ai.

Sipas Kurtit sa i përket targave të automjeteve, apo marrëveshjes së arritur më parë në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, vetëm me reciprocitet do të mund të zbatohen këto marrëveshje në mes dy vendeve.

“Sa i përket targave të automjeteve, reciprociteti është i qartë tashmë është duke u zbatuar megjithëse kemi stikera mbi simbolet shtetërorë, por çfarëdo zgjidhje tjetër duhet ta ketë patjetër parimin e reciprocitetit në themel të vetin. Por i takon zv/kryeministrit që është për Integrime Evropiane, që të jetë i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ e të gjitha këto i ka pasur padyshim. Nga ndërmjetësi, z.Lajcak padyshim se do ta merrni një konfirmim të tillë, pra nuk ngec kjo çështje tek pala kosovare.”. /Lajmi.net/

Read Previous

Mehaj viziton Fabrikën e teknologjisë së lartë ushtarake dhe dronëve “Samel-90”

Read Next

Në fund të qershorit mbahet mbledhja e radhës e përbashkët Kosovë-Shqipëri