Kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar në Gjakovë. Bashkë me kandidaten për kryetare të komunës së Gjakovës nga radhët e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila u takuan me pronarë të bizneseve. Kryeministri Kurti me këtë rast tha se Gjakova i ka dhënë shumë Kosovës për zhvillimin ekonomik, andaj e kanë me borgj t’ia kthejnë.
Kandidatja për Kryetare nga LVV, Mimoza Kusari-Lila ndër të tjeran tha se komuniteti i biznesit e ka një vend të veçantë në agjendën zhvillimore të Qeverisë Kurti.
Më pas takimi vazhdoi me pyetjet e pjestarëve të bizneseve drejtuar Kryeministrit dhe kandidatës për kryetare të Gjakovës Mimoza Kusari-Lila. “Zgjedhjet lokale janë mundësia më e mirë për Gjakovën”, përfundoi ndër të tjera Kryeminstri Kurti.