Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ministren e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen.
Kështu ka njoftuar Kurti, përmes një postimi në Twitter, ku ka shtuar se ai ka uruar ministren finlandeze për aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO.
Po ashtu, i pari i qeverisë ka njoftuar se ai ka falënderuar ministren Tuppurainen, për përkrahjen dhënë Kosovës drejt anëtarësimit të kësaj të fundit në Këshill të Evropës.
“Finlanda dhe Kosova ndajnë vlera, sfida dhe interesa të përbashkëta. E urova Tytti Tuppurainen për aplikimin e Finlandës në NATO dhe falënderova për mbështetjen aktive për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne do të punojmë së bashku për të rritur sigurinë dhe bashkëpunimin tonë socio-ekonomik”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/