Kryeministri spanjoll: Njohja e shtetit të Palestinës është domosdoshmëri, përveçse çështje e drejtësisë historike

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka thënë se Spanja do të njohë një shtet palestinez që përfshin Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, të bashkuar nën Autoritetin Palestinez, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Në një fjalim të shkurtër televiziv, ai ka thënë se Spanja nuk do të njohë asnjë ndryshim në kufijtë palestinezë pas vitit 1967, nëse të gjitha palët nuk bien dakord për këtë.

Sakaq, qeveria spanjolle do ta miratojë zyrtarisht njohjen gjatë ditës së martë.

Njohja e shtetit të Palestinës është “një domosdoshmëri” për të “arritur paqen” mes izraelitëve dhe palestinezëve, përveçse është “çështje e drejtësisë historike”, ka shtuar kryeministri spanjoll.

Sánchez ka thënë po ashtu se ky vendim nuk është marrë “kundër askujt dhe aq më pak kundër Izraelit”. /Albanianpost.com

Read Previous

Kurti: BE-ja e SHBA-ja po sillen shumë butë ndaj Serbisë

Read Next

Kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO