Për vrasjen e rreshteri Muhamed Likaj në Kaçanik, dy persona janë të dyshuar në këtë rast, kështu ka thënë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini.
Ai tha se dyshohet se nga vendi i ngjarjes kanë ikur në këmbë të dyshuarit, raporton KosovaPress.
Kryeprokurori Çerkini në një konferencë për media u shpreh me siguri të madhe se nuk ka të bëjë me grabitje ashtu siç është raportuar.
“Me sigurinë më të madhe mund te themi se nuk ka të bëjë me grabitje. Pistë prej momentit prej provave që kemi, nuk ekziston ndonjë pistë që të dyshuarit kanë pas grabitje qëllimi shihet i qartë se ekzekutimi i tij”, tha ai.
Kryeprokurori cerkini tha se dy të dyshuarit kanë ikur në këmbë nga vendi u ngjarjes dhe kanë pas vetëm kapela dhe jo maska.
Rreshteri policor, Muharrem Lika fillimisht është plagosur mbrëmë rreth orës 23:00 me armë zjarri në afërsi të banesës së tij në Kaçanik, por më pas nuk iu mbijetoi plagëve të marra.
Brenda dhjetë ditëve të fundit, pesë qytetarë të vendit janë vrarë në Kosovë./KP