Sot komuna e Gjakovës përkatësisht Zyra për Barazi Gjinore ndau mirënjohje për 10 gratë më të suksesshme të Gjakovës. U vlerësua puna e gjatë e tyre që la gjurmë në shoqërinë shqiptare.
Ndër këto gra ishte edhe kryeredaktorja e Syri-t, Iliriana Pylla e cila tha që këtë çmim ja dedikon Syri-t, i cili shërbeu si dritare e informacionit si dhe familjes për mbështetjen.
10 gratë të cilat u vlerësuan me mirënjohje janë:
Samile Juniku- ndër gjinekologet e para në Gjakovë
Nanije Nixha- veterane e arsimit
Nurije Haxhikadrija- një ndër gratë e para ndërmarrëse të Gjakovës
Ilirjana Pylla- gazetare
Myrvete Kurtishi- aktore
Eda Domi Vula- matematikane, hulumtuese në fushën e edukimit
Brilinda Berisha- police
Elvane Qorri- zyrtare që ka punuar për komunitete, femrat në përgjithësi
Fatime Boshnjaku- vullnetare ,humaniste që la gjurmë dhe në fushën e arsimit
Adea Haxhidauti- skitare.
Kryeredaktorja e Syri-t, Iliriana Pylla në listën e 10 grave më të suksesshme të Gjakovës