Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën në ora 10:00 për të caktuar seancën e radhës.
Në rend dite në ketë mbledhje, mes tjerash është edhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës përmes të cilit mundësohet tërheqja e një përqindje të parave nga Trusti, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.
Shqyrtimi i Projektligjit për Trustin është shtyrë për këtë të hënë pasi javën e kaluar, në mungesë të kuorumit Kryesia e Kuvendit ka dështuar të vendosë për seancën e radhës parlamentare.
Projektligji për trustin ka kaluar për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës, pa marrë miratimin e komisionit përkatës.
Me propozim të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ky projektligj u është shpërndarë deputetëve të Kuvendit me 27 prill të këtij viti.
Deputetë të opozitës po kërkojnë miratim të projektligjit që do u jepte qytetarëve mundësinë të tërheqin deri në 30 për qind të parave nga fondi pensional.
/Kallxo.com/