Kryesuesi Dehari i thërret partitë në takim para fillimit të seancës

Kryesuesi Avni Dehari i ka ftuar partitë në takim para vazhdimit të seancës konstituive, shkruan Reporteri.net.

Takimi do të mbahet në orën 09:30, teksa seanca do të vazhdojë në orën 10:00.

Thirrjen e këtij takimi e ka konfirmuar për Reporteri.net, deputetja e AAK’së, Time Kadriaj.

“Na ka ftu, për pjesëmarrje jemi në diskutim”, ka deklaruar Kadriaj për Reporteri.net.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në tentativën e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Kjo do të jetë seanca e pestë çdo 48 orë, që nga 15 prilli.

Në këtë seancë pritet të hedhet në votim propozimi për Kryeparlamentarin. VV ka thënë se do të vazhdojë me emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun, teksa PDK, LDK dhe AAK ia kanë bërë të qartë se nuk do të ia votojnë këtë propozim.

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të mbetet emri i Albulena Haxhiut. Në dy votime, ajo s’ka marrë votat e nevojshme. Nga 61 sa duhen, Haxhiun e kanë votuar vetëm 57 deputetë.

Në seancën e së hënës, propozimi nuk u hodh fare në votim.

Nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca, kërkoi kohë shtesë dhe marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje./Reporteri.net

Read Previous

OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja

Read Next

Jakaj: Menjëherë pas konstituimit, Kuvendi të miratojë ndryshimet në Ligjin për Pagat