Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut uron Pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, e ka uruar 17 shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, ai shkruan se Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës shpreh festën e çdo shqiptari, duke shënuar një rrugëtim të mundimshëm, por triumfues, drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, e shfrytëzoj këtë mundësi për ta theksuar partneritetin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve tona”.

“Ndërtimi i shtetit të suksesshëm demokratik dhe integrimi i Kosovës janë betejat paqësore që qytetari kosovar meriton t’i fitojë! Urime 17 Shkurti i Pavarësisë së Kosovës!”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/

Read Previous

Maresca: Ekipi më zhgënjeu, ndeshja më e keqe që kur drejtoj Chelsea

Read Next

Mediat “zbulojnë” strategjinë e SHBA-së