Shpresa dhe Haqif Mulliqi janë çifti që kontribuoi në shumë dimensione për shoqërinë.
Haqif Mulliqi sot është një nga dramaturgët më të botuar dhe më të inskenuar në dramaturgjinë shqiptare. Filloi punën si gazetar, e ishte tipi i gazetarit hulumtues, ai që godet me tematikë dhe që shkruan me stil unik. Një libër më vete përbënë koha e hulumtimeve të tij, një dramë me vete mund të shkruhet me kujtimet e Mulliqit për kohën kur ai mbuloi me shkrime betejat çlirimtare anembanë Kosovës.
Shpresa Mulliqi, gazetarja që u mor me shkrime reale mbi gjithë ato takime me ushtarë shqiptarë, popull e familjen Jashari në Prekaz në prag të betejës së madhe. Rrëfimet e saj janë me stil, me peshë emocionale që një herë derdhnin dhembje e herën tjetër shpërthenin krenari.
Për të gjitha këto do flasim në emisionin ARTE, të martën, 2 mars, ora 20:00 në Syri.
Kujtimet e një gazetareje dhe ligjërimet e një dramaturgu, Shpresa dhe Haqif Mulliqi