U shënua 23 vjetori i rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Skivjan në komunën e Gjakovës. Të pranishëm për të nderuar të rënët ishin përfaqësues të OVL UCK-së si dhe kryetari i komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, i cili tha që sakrifica e tyre nuk do të harrohet asnjëherë.
Bashkëfshatarë e familjarë të atyre që humbën jetën në luftën e fundit në Kosovë, kujtuan më të dashurit e tyre falë të cilëve na gjejnë sot këto ditë lirie.
Brezat e ardhshëm do të jenë ata që përherë do të nderojnë mbi 20 martirët e dëshmorët që janë simbol i rezistencës e qëndresës së fuqishme të lirisë së sotme, u tha me këtë rast.