Kujtohen Fatmir Kërleshi dhe Xhevat Hoxha

31 vjet më parë kjo rrugicë jehoi nga zëri i të rinjëve të cilët kërkuan liri nga zgjedha serbe. E në këtë përvjetor u kujtuan dëshmorët e demonstratave të atyre ditëve Fatmir Kërleshi e Xhevat Hoxha të cilët në demonstratat e vitit 1990 në lagjen “Gecë” të Gjakovës u vranë veç pse kërkuan liri e demokraci. Familjarë, përfaqsues politikë e qytetarë kujtuan dhe u përkulën pranë Gurit të Lirisë në nderim të të rënëve në këtë përvjetor. Familjarët e të rënëve thanë edhe pse vitet kalojnë për ne janë të pavdekshëm.

Në këtë ditë përkujtimi përfaqsuesit politik thanë se gjaku i tyre sot është vet liria që ne gëzojmë.

Fatmir Kërleshi dhe Xhevat Hoxha më 31 janar 1990 në demonstratat për liri dhe demokraci u vranë nga dora e forcave policore serbojugosllave dhe populli ynë do ti kujtojë ata përjetë.

Read Previous

Hoti kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve policorë që e keqpërdorin detyrën

Read Next

Çfarë e shkakton celulitin?