Kultivimi i fasuleve, traditë e fshatit Molliq

Fasulet janë një ushqim i shëndetshëm. Ato janë ekonomike dhe të mbushura me lëndë ushqyese dhe janë të mira për mjedisin. E një kohë të gjatë me kultivimin e tyre merret edhe familja Bajrami nga fshati Molliq i Gjakovës. Ndonëse viteve të kaluara gjatë vjeljes kanë pasur më tepër prurje, sivjet si shkak i thatësirës e herë-herë breshërit, sipas Sokol Bajramit, ka më pak sasi të pasulit.

Ai ndër të tjera thotë se familja e tij  ka traditë bujqësinë, e poashtu tregon pse pasuli i fshatit Mulliq është më i veçantë.

Edhe sot pjestarë të kësaj familje po mbajnë traditën dhe kanë dalë të vjelin fasulet, të cilat i pastrojnë dhe i përzgjedhin dhe nëse ato janë kualitative atëherë të njejtat shiten.

Read Previous

Fontana akoma me rrethoja

Read Next

Kuqi: Në mandatin tim 60 përqind e komunës do të udhëhiqet nga gratë-KRONIKË ZGJEDHORE