Trashëgimia e gruas në pronë dhe e drejta e saj në pronësi nuk është diçka e re, kjo për faktin se gratë në Kosovë vazhdimisht po bëjnë përpjekje për të fituar të drejtën e tyre të garantuar me ligj. Zyrtarë nga drejtoria për gjeodezi kadastër dhe pronë në komunën e Gjakovës bëjnë të ditur se viti 2021 ka shënuar rritje të rasteve të regjistrimit të pronës në emër të dy bashkëshortëve.
Progresin në këtë fushë përkundër stagnimeve të shkaktuara nga pandemia e pohon edhe Drejtoresha e shoqatës Medica Kosova.
Mirëpo, ajo tutje ka përmendur edhe problemet kryesore në të cilat hasin gratë kur bie fjala tek e drejta e pronës së tyre.
Sipas Shehut një tjetër sfidë në këtë aspekt është edhe mos implementimi i udhëzimit administrativ nga të tërë akterët institucional.
Shehu tutje ka çmuar rëndësinë e fushatave sensibilizuese, duke i konsideruar ato si të domosdoshme për vetdijesimin e gravesa i përket qasjes në pronë.