Kupona shtesë për 543 familje me asistencë sociale në Gjakovë

543 familje që janë përfituese të skemës sociale, janë ndihmuar edhe më kupona shtesë në vlerë  prej 60 dhe 70 euro për gjëra ushqimore. Qendra për punë sociale në Gjakovë në bashkëpunim me UNDP dhe IOM kanë bërë përzgjedhjen e familjeve që kanë nevojë më shumë për t’u ndihmuar, gjithnjë duke ju referuar kritereve të projektit.

Nënat vetushqyese kanë qenë prioritet për përfitimin e kësaj asistence sociale duke mos anashkaluar edhe kategoritë tjera.

Numri i familjeve të regjistruara nga komuna e Gjakovës që përfitojnë asistencë sociale është 1030.

Read Previous

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris falënderon Kosovën për pranimin e afganëve

Read Next

Mediumi prestigjioz “Variety” shkruan për sukseset e grave kosovare në industrinë e filmit