Sëmundjet kardiovaskulare janë të shpeshta dhe kanë pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Prej sëmundjeve që pacientët kanë probleme më të mëdha është hipertensioni që shkakton probleme në organizëm nëse nuk trajtohet si duhet.
Sëmundje tjetër kardiovaskulare është infarkti i miokardit që në ditët e sotme nuk e ka përqindjen e vdekshmërisë si para shumë viteve tregon Dr.Kuqi, pasiqë kanë ndryshuar mënyrat e trajtimit
Kryesisht semundjet kardiovaskulare shkaktohen si pasojë e komplikimit të hipertensionit të pa trajtuar përfundon Kuqi.
Ai thotë se mjafton që pacienti të diagnostikohet me kohë dhe si duhet duke qenë se mundësitë e diagnostikimit të duhur sot janë të mëdha.