Kuqi: Në mandatin tim 60 përqind e komunës do të udhëhiqet nga gratë-KRONIKË ZGJEDHORE

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnesha Kuqi në kuadër të fushatës zgjedhore, takoi sot gratë e Rogovës së Hasit. Ajo e filloi bashkëbisedimin duke lëvdëruar punën e secilës grua në çdo lëmi që ato kontibuojnë, duke shtuar se gratë e kësaj ane i njeh personalisht duke vlerësuar edhe potencialin që këto gra e kanë në shumë segmente të jetës.

Ndër të tjera tha që çdo dikaster që është udhëhequr nga gratë gjithmonë ka qenë i suksesshëm dhe më pak i korruptuar. Ajo gjithashtu shtoi në qeverisjen e saj ka planifikuar që 60 përqind të udheheqjes së komunës të ju lë në dorë grave.

Read Previous

Kultivimi i fasuleve, traditë e fshatit Molliq

Read Next

Vetëaksidentohet një veturë në Gllarevë