Kur pritet ta marrë detyrën Trumpi si president?

Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kandidati republikan, si dhe ish-president, ka garuar kundër demokrates Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit. 

Trumpi ka fituar në shumicën e atyre që njihen si shtete të papërcaktuara, duke siguruar 277 vota të Kolegjit Elektoral. 

Një kandidat duhet të fitojë të paktën 270 vota për t’u shpallur fitues. Fitorja e tij është konfirmuar pasi ka triumfuar në katër shtete të papërcaktuara: Pensilvani, Ëiskonsin, Karolinë e Veriut dhe Georgia. 

Pasi ka marrë votat e nevojshme elektorale, pritet që të votohet në Kolegj Zgjedhor e të certifikohet në Dhomën e Përfaqësuesve më 6 janar 2025. 

Presidenti i ri merr detyrën më 20 janar 2025.

Rreth 150 milionë amerikanë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale, në ose para ditës së zgjedhjeve./Koha.net

Read Previous

Qeveria e Kosovës aprovon projektet për ndërtimin e dy stadiumeve dhe rinovimin e dy tjerëve

Read Next

Rekordet që theu Trump me rizgjedhjen si president i SHBA-ve