Kurti flet në telefon me presidentin e Kenias

Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës.

Pas vendimit, kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social X, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Kenias, William Ruto, pas këtij vendimi të rëndësishëm.

“Pata kënaqësinë të flisja me Presidentin William Ruto pas këtij momenti historik. Ftuam njëri-tjetrin për vizita zyrtare dhe ramë dakord që hapi tjetër të jetë vendosja e marrëdhënieve diplomatike”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Kurti ka theksuar se e ka ftuar Kenian të hapë një ambasadë në Prishtinë dhe ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Dy vendet tona ndajnë një histori sakrificash të mëdha për liri dhe pavarësi. Pres me padurim thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit tonë në kulturë, tregti dhe investime”, ka përfunduar kryeministri./reporteri/

Read Previous

KQZ sot pritet të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve

Read Next

Këtë të diel ndërrohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para